Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kapur një person të dyshuar për kryerjen
e dy veprave penale.
Xun Balaj i lindur më 1981 në Strellc të Deçanit po kërkohet për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Ngasje në
gjendje të paaftë apo të dehur”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e
bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në një njoftim. /TV Malisheva