Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në pikën kufitare në Merdare, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.

Dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).

G.T. (2000) dhe P.B. (1988)nga Kosova,  dyshohet se kanë falsifikuar lejet e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së.

Me vendim të prokurorit, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt, thuhet në komunikatë./TV Malisheva

Share.