Vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 27 persona.

Policia e Kosovës në tërë vendin gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, 12 persona janë në mbajtje ndërkaq tetë persona janë duke e vuajtur dënimin.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje shtesë se për çfarë vepra penale janë arrestuar tërë këta persona.

Share.