Policia në Mitrovicën e Jugut, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera të përditshme, ka filluar kontrollin përmes përdorimit të dronit, që po zbatohet në segmente të ndryshme rrugore ku po vëzhgon dhe kontrollon rrjedhën e trafikut rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, kontrolle të trafikut përmes dronit janë zbatuar në segmente të ndryshme në rrugët nacionale dhe regjionale në rajonin e Mitrovicës së Jugut, me ç’rast ndaj kundërvajtësve të identifikuar janë shqiptuar gjoba në përputhje me ligjin për sigurinë në trafik.

Vëzhgimi dhe kontrolli përmes dronit po rezulton me efikasitet në identifikimin e kundërvajtësve sidomos në zonat ku reliefi pamundëson metodat tjera të aplikueshme. Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të iu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.