Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur me veturë një fëmijë dje në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar rastin përmes raportit 24-orësh, ku ka njoftuar se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “aksident trafiku me lëndime”.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër shtetase e Kosoves, përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull shtetas i Kosoves. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”
Ministrja Hajdari dje doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente./TV Malisheva