Ka nisur ndërtimi i një stacioni të ri policor në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni aktual në këtë komunë është i vendosur në një objekt privat me qira dhe nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë.
Për procedurat e ndërtimit të objektit të ri të stacionit policor, thuhet se janë ndjekur të gjithë hapat e duhur procedural e ligjor.
“Si vendimi përfundimtar i shpronësimit nr. 05/28, datë 05.02.2018, – pronë shoqërore, lëshimi i kushteve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit KK Zubin Potok dt. 03.12.2020, më 11.05.2022 – pranimi i njoftimit nga komuna Zubin Potok për plotësim të dokumentacionit për regjistrim të pronës në emër të Policisë së Kosovës, komfor vendimit të Qeverisë si dhe pëlqimi për qasje në rrugë, certifikata e pronësisë P- 72908055-01305-0”, njofton policia.
Në komunikatën për media, policia njofton se është pajisur me leje ndërtimore për objektin e ri.
“Pas bartjes së pronës në emër të PK-së, është lëshuar edhe Vendimi për qasje në rrugë dt. 19.08.2022 nr. 112/2022, me datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me Leje ndërtimore, për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar me datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin.
Stacioni Policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty, thuhet se do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera, siç spekulohet nga individë apo subjekte politike serbe“, thuhet në njoftimin e PK’së.
/TV Malisheva