Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan në një vetaksident me furgon sot rreth orës 17:20 në Lëbushë të Deçanit.

Sipas policisë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mospёrshtatjёs sё shpejtёsisё me kushtet e rrugёs.

Për pasojë, “i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni”, njofton policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, njëri nga të lënduarit është dërguar për shërim të mëtejmë në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se me datë 17 tetor 2023, rreth orës 17:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lёbushё- Deçan.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet (furgon), dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni.

Si pasojё e kёtij aksidenti njёri nga personat e lënduar ёshtё sjellё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pa shenja jete, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa tre tё lënduarit tjerё janё sjellё poashtu nё spitalin rajonal, por njёri nga tё lënduarit pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

/TV Malisheva

Share.