Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve për kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë mjegullës ku zvogëlohet dukshmëria.
Policia ka kërkuar në një postim në Facebook, që shpejtësia e lëvizjes të mbahet nën kontroll.
“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin policor.
Autoritetet kanë theksuar se çdo vit, si pasojë e mjegullës në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta.
/TV Malisheva