Komandanti i Brigadës së 37-të gjuajtëse të Rusisë u godit së fundmi nga një tank dhe u transferua urgjentisht për mjekim.

Ai iu nënshtrua plagëve të marra disa ditë më vonë dhe një zyrtar perëndimor që donte të mbetej anonim tha se ai u vra nga trupat e tij.

Komandanti i Brigadës së 37-të është goditur nga një autoblinda ruse. Ai ka pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët.

“Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij, për shkak të humbjeve që pësoi brigada e tij. Ne besojmë se ai u vra qëllimisht nga ushtarët e tij duke e kapërcyer me një tank”, tha një zyrtar perëndimor i paidentifikuar për Politico.

Sipas disa raportimeve të mediave, komandanti rus u godit nga një tank i drejtuar nga ushtarët që ai komandonte dhe më pas ai u transferua për kurim në Bjellorusi, ku u nënshtrua plagëve të marra.

Së bashku me komandantin e Brigadës së 37-të, raportet nga Ukraina tregojnë se gjeneral-koloneli që drejtonte një njësi të madhe ruse u vra në betejë, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra që nga fillimi i pushtimit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar më parë se faza e parë e luftës në Ukrainë ka përfunduar kryesisht dhe do të fokusohet në “çlirimin” e plotë të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore./TV Malisheva

Share.