Kohët e fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus, ndaj Ministria e Shëndetësisë vazhdon të apelojë te qytetarët që të respektojnë e udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
Së fundi, në një video të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe disa emra të njohur i janë bashkuar kësaj thirrjeje.
Në video marrin pjesë aktori Osman Azemi, këngëtari Nysret Muçiqi, deputetja Blerta Deliu-Kodra – të gjithë bashkë nën moton, “#Respekto masat, respekto jetën”./Tv Malisheva