Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, thotë se Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia. Ai gjithashtu ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç thotë ai, këmbënguljen dhe politikën e guximshme që po udhëheq.

Bogdanoviq, në një postim në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se “Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia”.

“Këtë e vërtetoi sot Aleksandar Vuçiq. Këtë fakt duhet përshëndetur për shkak të paqes rajonale dhe stabilitetit të plotë të Ballkanit perëndimor dhe të gjithë neve, që investojmë përpjekje të mëdha politike me qëllim të zgjidhjes përfundimtare. Kurse Serbia do ta fitojë tradhtarin më të madh në historinë e saj”, ka shkruar Bogdanoviq.

Në një postim tjetër në Twitter, Bogdanoviq e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për këmbënguljen e tij politike.

“E përgëzoj kryeministrin Albin Kurti për këmbënguljen e tij politike, e cila do të synojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përkushtimi i Kosovës për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës është politikë e guximshme e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

 

/TV Malisheva

Share.