Politikani dhe biznesmeni kanadez, Doug Ford, u vu në pozitë të palakmueshme gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

57-vjeçari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje – duke u detyruar të pi ujë nga shishja, transmeton Telegrafi.

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford derisa nuk mund të ndalej duke u kollitur kur edhe kapi shishen për të pirë pak ujë

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u sillur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”./TV Malisheva

Share.