Polonia do të dërgojë një propozim zyrtar për një mision paqeruajtës për Ukrainën në samitin e ardhshëm të NATO-s, njoftoi sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Sipas Reuters, ideja e një misioni paqeruajtës për Ukrainën u njoftua nga lideri i partisë polake në pushtet Ligj dhe Drejtësi, Jaroslav Kaczynski, gjatë vizitës së tij në Kiev dy ditë më parë.
Moraviecki tha gjithashtu se Polonia do të përpiqet të “çrusifikojë” ekonominë duke hequr varësinë nga Rusia duke planifikuar ndërtimin e tubacioneve të reja të gazit.
/TV Malisheva