Ish-kryetari i Komunës së Graqanicës, Srdjan Popoviq është parë në Kurshumli, në shkollën fillore “Miloje Zakic”, ku po votojnë serbët nga Graqanica.
Bëjnë të ditur se Popoviq, i cili është politikan nga radhët e Listës “Srbska”, po bashkëbisedon me serbët e Kosovës, derisa po presin në radhë për të votuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
KosovaPress mëson nga burimet e veta se Popovic po udhëzon serbët që të votojnë për presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.