- Reklamë e sponsorizuar -

Porsche do të lansojë më vonë se që është planifikuar një variant më të gjerë të makinës së saj elektrike Taycan.

Modeli “Cross Turismo” i kësaj veture do të debutojë në fillim të vitit 2021, në vend se të debutonte në fund të këtij viti, ka konfirmuar drejtori Ekzekutiv, Oliver Blume.

Gjiganti i veturave sportive nuk do të ndalojë ndonjë projekt për shkak të problemeve në treg të shkaktuara nga COVID-19, derisa pret të mbajë fitimet dyshifrore këtë vit.

“Ky ndryshim nuk është në disavantazh tonin, vetëm kemi optimizuar planin”, ka thënë Blume, derisa ka theksuar se Porsche është duke shikuar të ardhmen me besim./TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -