Makina e re elektrike nga Porsche është planifikuar të dalë në treg në vitin 2021.

Porsche po përgatitet për lëshimin e veturës Porsche Taycan të ri, e cila do të dalë në treg në vitin 2021.

Dhe tanimë janë bërë të ditura edhe disa nga karakteristikat e saj.

Ndër të tjera, një ekran i madh është integruar në edicionin e ri, i cili projekton “informacionin përkatës drejtpërdrejt në fushën e shikimit të drejtuesit”.

Ekrani është i ndarë në 3 seksione.

Falë funksionit Smartlift, makina rregullon vet lartësinë e saj gjatë vozitjes në autostradë, në mënyrë që efikasiteti dhe rehatia të jenë në nivelin më të lartë.

Karakteristika e re e ruajtjes së baterisë “Plug & Charge” e ngarkimit është njoftuar gjithashtu.

Po ashtu makina përdor edhe një aparat fotografik për të njohur linjat e kufirit të korsisë./TV Malisheva

Share.