Portieri i Manchester Cityt, Ederson ka pohuar se ka një “mundësi të madhe” që trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, të marrë përsipër ekipin kombëtar të Brazilit.

Ederson gjithashtu pranoi se dëshiron që kampionët e La Ligas të eliminohen nga Liga e Kampionëve, në mënyrë që Ancelotti të mund të vijë në Selecao “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne do të përpiqemi të eliminojmë Real Madridin në mënyrë që Ancelotti të vijë sa më shpejt në Brazil!”, shtoi ai duke buzëqeshur.

Ancelotti është në kontratë në Madrid deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Kohët e fundit, konfederata e Brazilit u detyrua të mohonte se kishte arritur një marrëveshje me italianin 63-vjeçar.

Megjithatë, lojtarët e ekipit kombëtar të Brazilit duken të sigurt se Ancelotti mund të jetë trajneri i tyre i ardhshëm.

“Po diskutoja këtë me Casemiro, Vinicius Junior, [Eder] Militão.

“Ekziston një mundësi e madhe që ai të vijë,” tha Ederson në një konferencë për shtyp të martën.

Amerikano-jugorët kanë qenë pa trajner që kur përfundoi mandati gjashtëvjeçar e gjysmë i Tites pasi u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Botës në dhjetor.

/TV Malisheva

Share.