Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka izoluar edhe sportin.

Gjithashtu, futbolli kosovar po vazhdon të jetë në një situatë të tillë për shkak të pandemisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Rifillimi i futbollit sipas të gjitha gjasave pritet të ndodh në fund të muajit nëse situata aktuale shkon drejt normalitetit.

Së fundi, portieri i njohur vushtrrias, Petrit Tahiri, ka reaguar për këtë situatë të vështirë që sporti është duke kaluar.

“Shpresoj të jenë minutat shtesë të kësaj pandemie”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në ‘Facebook’.

Tahiri tani është pjesë e skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Kujtojmë që gardiani vushtrrias më parë ka qenë pjesë e ekipit kampion të Vushtrrisë dhe Hajvalisë së Prishtinës.

Share.