Është arrestuar një i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare në Prishtinë, raporton TV Malisheva.
Policia ka njoftuar se i njëjti kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.
Rasti është inicuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
“Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull sh/k i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.