Ylli kosovar, Donis Avdijaj, nuk po arrin të gjej rehatin askund. Ai nuk do të jetë pjesë e Scottish Hearts sezonin e ardhshëm dhe do të jetë lojtar i lirë në merkaton verore.

Sipas “TM Geruechte”, klubi i ligës së tretë gjermane, Turkgocu Munchen është në bisedime me Avdijajn

Në të kaluarën, Avidjaj ka qenë pjesë e klubit të madh gjerman, Schalke 04, ku cilësohej si e ardhmja e këtij klubi.

Por, karriera e kosovarit mori rrjedhë tjetër dhe ai tashmë duket se është bërë futbollist i padëshiruar.

Share.