ESPN bën të ditur se kampionët e Francës janë po mbyllin marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Icardit, ku do t’i paguajnë Interit 60 milionë euro.

Rreth negociatave është diskutuar shumë në javën e fundit, kur ishin në pyetje 10 milionë euro që pengonin arritjen e marrëveshjes.

Mirëpo, gjuha e përbashkët mes palëve është gjetur dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi.

Icardi sezonin e kaluar e kaloi te PSG si i huazuar, ku shënoi 12 gola në 20 ndeshje në Ligue 1. /Tv Malisheva

 

Share.