Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas raportimit se deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra hyri në seancë vetëm për t’u nënshkruar për mëditje, shkruan TV Malisheva.
Pozhari ka shkruar se Deliu Kodra është deputetja më e pasur e PDK-së por prapë hyri për t’u nënshkruar për të marrë mëditje.
Ai e ka pyetur me ironi nëse edhe atë e ka prekur kriza apo hajninë e ka në gjak.
Postimi i plotë:
Pas Ganes, edhe Blerta Deliu paska hy në seancë vetëm për t’u nënshkruar.
Qysh moj motër, ti ishe deputetja ma e pasur në grupin parlamentar të PDK-së! Mandej qeto 100 eurot që na i dha Qeveria i quajshe vitra.
A edhe ty të paska prek kriza, a? Apo hajninë e ke në gjak?!