Pas afër katër orësh ka vazhduar debati me akuza e kundërakuza ndërmjet pozitës e opozitës, ka përfunduar mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua peticioni i nënshkruar nga punëtorët e RTK-së për shkarkimin e kryetarit të Bordit
Përplasja e radhës ishte ndërmjet deputetes së PDK-së Ariana Musliu-Shoshi dhe deputetes së VV-së Labinote Demi-Murtezi.
Musliu-Shoshi e përmendi raportin e Komisionit Evropian për politizim të bordeve, ndërsa Demi-Murtezi përmendi të kaluarën e opozitës.
Musliu-Shoshi tha se sipas raportit të Komisionit Evropian VV-ja ka politizuar në shkallë të lartë me bordet publike dhe pozitave udhëheqëse.
“Tha që 20 vjet, thatë të flasim me argumente, argumenti e fundit të japim. Nëse e lexon raportin e Komisionit Evropian sot të tregon se në cilën shkallë është politizimi i bordeve, në cilën shkallë është politizimi i pozitave udhëheqëse në vend. Më shumë se sa ka qenë që 20 vjet. Sot e ki raportin e Komisionit Evropian i cili ta jep argumenti që nuk ka bord që nuk e keni politizuar. Nuk ka pozitë udhëheqëse. Nëse një parti politike ka instaluar një gjuhë të urrejtjes e gjuhë seksiste në këtë vend e degradim të çdo akti moral është VV-ja. Nuk kam as një koment më shumë këtu”, u shpreh deputetja e PDK-së
Ndërsa deputetja e VV-së Labinote Demi-Murtezi, akuzoi PDK-në e LDK-në për ndarjet e bordeve 50-50.
Sipas saj partia në pusht është duke e ngadalësuar korrupsionin.
“Nuk ka ende 10 vjet që dy partitë politike kanë bërë marrëveshje që bordet e institucioneve publike të ndahen 50-50. Nuk e kemi shpikur korrupsion por po shkojmë duke e ngadalësuar. E ki pas PDK e LDK që kanë ndarë bordet 50-50”, u shpreh ajo.
E ndaj kësaj deklarate reagoi edhe deputetja e LDK-se Marigona Geci, e cila tha se ka pritur ndryshim nga partia ne pushtet por tash e sa kohë nuk ka ndonjë ndryshim nga e kaluara.
“Kurrgjë nuk jeni duke bërë me shumë se na. Edhe unë kam prit shume nga ju po kurrgjë nuk po ndryshon”, tha ajo.
/TV Malisheva