Për javën që presim përpara Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.
Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për diën e Hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobta në relievet e larta malore. Për ditën e Martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.
Dita e Mërkurë do të jetë më vranësisra mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin.
/TV Malisheva