Pas tre vitesh sot ka filluar procesi i eliminimit të brejtësve ose deratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike në lagjet e Prishtinës.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
Sipas tij, gjatë 10 ditëve të ardhshme do të realizohet deratizimi i bodrumeve dhe kanalizimeve në kryeqytet për të bërë eleminimin e brejtësve.
“Mbas 3 vjetëve po fillon procesi i deratizimit në kryeqytet, deratizimi është procesi i eliminimit të brejtësve të cilët duke prekur ushqimet dhe gjërat tjera mund të jenë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse.
Gjatë 10 ditëve të ardhshme do të realizohet deratizimi i bodrumeve dhe kanalizimeve në kryeqytet për të bërë eliminimin e brejtësve.
Do të bashkëpunojmë me qytetarët që ky proces të realizohet me suksese”, ka shkruar Sadiku në Facebook.
/TV Malisheva