Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të premten regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka një banesë, e cila ka vlerëne 120 mijë eurove dhe një shtëpi me vlerë prej 180 mijë eurove.
Ai ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes një veturë të tipit “Volkswagen”, e cila ka vlerën e 22 mijë eurove.
Sipas deklarimit në AKP, kreu i PDK-së ka deklaruar afër 30 mijë euro vlerën e aseteve në kriptovaluta.
Para të gatshme në tri banka vendore, Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 3 mijë euro. Ndërsa, paga vjetore neto e kryetarit të PDK-së, sipas deklarimit është mbi 18 mijë e 700 euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë së Memli Krasniqit mund ta gjeni duke klikuar këtu.
/TV Malisheva