Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se PDK e mbështet iniciativën për themelimin e Komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore, por nuk janë iniciues.

Ai tha se do të kërkojnë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk do të heqin dorë nga e drejta për të kërkuar hetim parlamentar.

“Ne nuk po kërkojmë me u bë hetues… ne po kërkojmë me kry mandatin tonë si deputetë. Kushtetuta e Kosovës i jep Kuvendit mundësi që të ketë hetim parlamentar…”, tha ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së tha se janë të gatshëm të heqin dorë nga mëditjet e këtij Komisioni vetëm që të bëhet ky mision dhe t’i mundësohet puna.

/TV Malisheva

Share.