Nesër në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet finalja e tretë e Play off it në basketbollin e Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Dy skuadrat kanë nga një fitore pas dy ndeshjeve të para, derisa skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione e Kosovës.
Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në “Facebook”, KB Peja ka paralajmëruar se udhëtojnë në Mitorvicë me fitoren si qëllimin e vetëm.
Reagimi i plotë i Pejës
Dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që, klubi i basketbollit Peja merr rrugën nesër për Mitrovicë, me qëllimin që të triumfojë në Finalen e tretë.
Jemi shumë të motivuar dhe përqendruar për të zhvilluar lojë të bukur basketbolli e të njëjtën kohë edhe lojë të duhur e cila na ndihmon në arritjen e qëllimeve tona. Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë përballje e lehtë, po ashtu, kemi parasysh forcen e një kundërshtari i cili gjatë këtij edicioni ta treguar fuqinë e vet në shumë mënyra.
Besojmë, se në përballjen tonë me Trepçën, do i dhurojmë qyteteve të Kosovës e po ashtu edhe të Ballkanit një ndeshje basketbolli spektakolare.
/TV Malisheva