Hungaria nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organet e Bashkimit Evropian, bëri të ditur kryediplomati hungarez, ditë më parë në një konferencë të përbashkët në Budapest me homologun serb të tij, Ivica Daçiq.
Szijjarto këtë qëndrim të Hungarisë e artikuloi si qëndrim mosprejudikues të rezultatit të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja.
“Nëse formacionet e caktuara evropiane do e pranonin Kosovën në Evropë para arritjes së marrëveshje, kjo do të rrezikonte arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi; andaj edhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, tha Szijjarto.
Përveç pesë shteteve mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës brenda unionit evropian – përkatësisht Spanja, Sllovakia, Rumunia, Qiproja dhe Greqia – Hungaria doli në skenë si vota e gjashtë kundër Kosovës në integrimet e saj evropiane, së paku në kontekstin aktual. /TV Malisheva