Një fushatë çeke për mbledhjen e fondeve mblodhi para’ të mjaftueshme për të blerë një tank modern, tip T-72 për Ukrainën.

“Në rreth një muaj, fushata mblodhi 30 milionë korona (1,2 milionë dollarë)”, thanë organizatorët.

Më shumë se 11 000 njerëz dhuruan për fushatën “Një dhuratë për Putinin” e mbështetur nga Ministria çeke e Mbrojtjes dhe ambasada e Ukrainës në Pragë.

Organizatorët e quajtën tankun “Tomas” për nder të bashkëthemeluesit dhe presidentit të parë të Çekosllovakisë, Tomas Garrigue Masaryk.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova falënderoi të gjithë të përfshirët dhe vuri në dukje me sarkazëm se u sigurua që udhëheqësi rus Vladimir Putin të merrte një “dhuratë të përshtatshme” për ditëlindjen e tij të 70-të më 7 tetor.

Ai iu referua kreut të Kremlinit si “agjent, vrasës dhe mashtrues i KGB-së”.

Hapi tjetër është mbledhja e fondeve për blerjen e municioneve të tankeve.

Ambasada e Ukrainës në Republikën Çeke tashmë ka marrë donacione prej mbi 8,6 milionë eurosh. /DPA/

Share.