Duke filluar nga data 1 shkurt 2020, klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.
Kjo duke iu falënderuar rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike, amandamentimi i së cilës është bërë nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës më datën 26 dhjetor 2019.
Ndryshimet janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.
BQK inkurajon të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë.