Plot 20 klubet e Premier Ligës, të mbledhur në një videokonferencë, kanë miratuar në unanimitet protokollin për t’u rikthyer në fushë, duke zgjidhur edhe çështjen e fundit që kishte lidhje me stadiumet që nuk plotësonin kushtet e protokollit të pandemisë.
Policia ka dhënë “ok” dhe çdo klub i Premier Ligës do të luajë në stadiumin e vet ndeshjet dhe ky vendim do të ndryshojë vetëm nëse ka ndonjë situatë tjetër në lidhje me infektimet në Britani. Në mbledhjen e fundit janë aprovuar gjithashtu edhe fanellat speciale për javën e parë të rikthimit që do të kenë një mesazh kundër racizmit.