Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli.
Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para Bienalja “Manifesta” nikoqire e në vitin 2022 do të jetë Prishtina, për të cilën Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin.
Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë e edhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.
Dumoshi dhe Basholli u dakorduan edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgji