Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit të UEFA-s Lennart Johansson në shenjë falënderimi për kontributin që ky i fundit e ka dhënë ndaj futbollit kosovar.
Në vitin 2006, presidenti Ademi së bashku me Albert Bunjakin realizoi vizitën e parë te presidenti i atëhershëm i UEFA-s, duke treguar kërkesat dhe nevojë për ndihmë të futbollit kosovar nga institucioni i futbollit evropian.
Asokohe, i ndjeri Johansson e kuptoi gjendjen e futbollit kosovar, ku nga ai moment nis edhe bashkëpunimi mes FFK-së dhe Suedisë si vend mik dhe përkrahës i Kosovës në çdo aspekt. /TV Malisheva