Pas sulmit me mjet eksploziv, respektivisht me tritol drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, ka reaguar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Presidenti i FFK-së Ademi përmes llogarisë së tij “Facebook” e dënoi këtë akt, duke e cilësuar si ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, përcjell TV Malisheva.
Më tej, presidenti Ademi i ofroi mbështetjen e tij dhe të komunitetit të futbollit kosovar presidentit Duka, duke kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Dukës në “Facebook”.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/AgimAdemiOfficial/posts/472791014513741&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”571″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>