Presidenti i Iranit, Hasssan Rouhani ka thënë të shtunën se 25 milionë iranianë janë të infektuar me COVID-19 dhe se 35 milionë të tjerë janë të rrezikuar për infektim.
Shifrat e paraqitura nga Rouhani, sipas tij, janë të bazuara na raportin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarisht në Iran të prekur nga koronavirusi janë 269 mijë persona.
Në një fjalim televiziv presidenti Rouhani nuk i është adresuar mospërputhjes së shifrave.
Irani ka popullsi prej më shumë se 80 milionë. Është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.
“Vlerësimi ynë është që deri më tani 25 milionë iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 mijë persona kanë humbur jetën e tyre”, ka thënë Rouhani në një fjalim. Fjalimi i tij është përcjellë nga mediat më të mëdha botërore.
“Ka mundësi që në mes 30 deri në 35 milionë të tjerë janë në rrezik. Në përgjithësi më shumë se 200 mijë persona janë hospitalizuar”, ka theksuar presidenti iranian.
Ministria e Shëndetësisë të premten kishte deklaruar se afro 14 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19./Tv Malisheva