Charles Michel, president i Këshillit të Bashkimit Evropian ka njoftuar për takimet që ka pasur sot gjatë ditës me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku pjesë të këtyre takimeve ishin edhe Scholz, Macron e Meloni.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.
“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksander Vucic. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel në platformën X.
With @JosepBorrellF and EU colleagues, met with PM @albinkurti and then with @avucic. De-escalation and return to normalisation of relations between Belgrade and Pristina is essential.
I expect #EUCO to discuss further. pic.twitter.com/6rWXzSqqRp— Charles Michel (@CharlesMichel) October 26, 2023
/TV Malisheva