Presidenti i La Liga-s Javier Tebas, ka deklaruar se Real Madrid ka para të mjafuteshme për t’i sjell në “Santiago Bernabeu” dy super sulmuesit atë të Paris Saint Germain Kylian Mbappe dhe atë të Borussia Dortmund Erling Haaland.
“Mbretërit” dërguan një varg ofertash drejt PSG-së për Mbappen por të gjitha u refuzuan nga skuadra franceze.
Madrilenët ende mbajnë shpresa se mund ta kenë nënshkrimin e francezit si lojtar i lirë sezonin e ardshëm.
Por, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti dëshiron po ashtu që në radhët e veta ta ketë sulmuesin norvegjez Erling Haaland. /TV Malisheva