Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis beson se gjërat janë duke u rregulluar në “Stadio San Paolo”.

Gennaro Gattuso nuk është duke kaluar kohën më të mirë në stolin e “Napolitanëve”, por është duke ia dërguar disa gjëra në drejtimin e duhur.

Laurentiis beson se atmosfera e tifozëve do t’iu ndihmoj të rikthehen në formën e duhur.

“Atmosfera e rregulluar do të na ndihmoj të gjejmë formën që kemi humbur”, deklaroi ai për Corriere del Mezzogiorno.

Napoli ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit duke u renditur në pozitën e nëntë me 33 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara.

Share.