Tani  më është bërë traditë  festa e vjeljës së rrushit “ Hardh Fest  2019 në Rahovec, e në këtë vit krahas udhëheqësve  shtetëror të  Republikës së Kosovës, po merrë pjesë edhe Presidenti I Shqipërisë  Ilir Meta, I cili uronë vreshtarët  dhe kërkon bashkëpunim në  shkëmbimin mes dy vendeve në të gjitha aspektet, me prioritet  prodhimeve bujqësore.
Shkruan në profilin e tij në fb.

Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019🍇” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për  prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të  kësaj zone, por të mbarë Kosovës.
Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në  të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të  bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë  nga njëri-tjetri!

Share.