Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, homologu kroat Zoran Milanoviç nisi sot vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Milanoviç shoqërohet nga zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Pas pritjes zyrtare në institucionin e Presidencës, dy krerët e shteteve nisën takimet bilaterale për të vijuar dhe me konferencën e përbashkët për shtyp.

Të enjten e 19 tetorit, presidenti kroat Milanoviç, së bashku me presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

/TV Malisheva

Share.