Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë, dje ka duke bërhomazhe në para heronjve e të rënëve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar në Facebook se në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë pritur në Prekaz, presidentin Meta, të cilin e kanë shoqëruar gjatë homazheve.

“Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë. Bashkë për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai./TV Malisheva

Share.