Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia kishte vendosur të mos dërgonte notë proteste në Turqi. Problemi lindi sepse Erdogan në bisedimet me zyrtarët e Prishtinës tha se do të mbështeste anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai tha se shumë e shohin një mundësi në këtë situatë globale për Kosovën dhe se shumë duan një pritje të matur që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Mesazhi im, nëse fillojnë me këtë, është se do të habiten nga forca dhe efikasiteti i përgjigjes së Serbisë. Ditën që do ta pranojnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do të mësojnë emrat e disa vendeve që tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne i lusim që të sillen të përgjegjshëm, nëse sillen të papërgjegjshëm, do të marrin përgjigje”, tha ai.

Vuçiq tha se njerëzit duhet të dinë se sa e ndërlikuar është situata në çështjen e Ukrainës.

“Po bëhen gjithnjë e më të keqe lajmet, nëse ndodh që të sanksionojnë naftën ruse, nuk e di ku do të përfundojmë”, paralajmëroi Vuçiq në Leskoc.

Ai tha se është e qartë se kush e ka shkelur integritetin territorial dhe ne jemi deklaruar aty. “Por të thuash se në universitetin e Milanos nuk do të studiosh Dostojevskin, atëherë çfarë do të studiosh”, pyeti ai.

/TV Malisheva

Share.