Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet të enjten parlamentit australian nëpërmjet një videoje.
Kështu tha Ministri i Punësimit i Australisë, Stuart Robert, teksa shton se Ukraina po tregon guxim të jashtëzakonshëm karshi agresioni rus.
“Ukraina po tregon guxim dhe elasticitet të jashtëzakonshëm teksa duron luftën e paprovokuar të Rusisë”, tha ai.
Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë. Gjithashtu është premtuar pajisje mbrojtëse me vlerë 91 milionë dollarë, shkruan BBC.
Zelensky iu është drejtuar tubimeve të brendshme dhe ndërkombëtare të liderëve politikë, nga OKB-ja dhe Kongresi i SHBA-së deri te parlamenti japonez.
Fjalimet e tij, të cilat shpesh kanë përfunduar me ovacione për të, janë përshkruar si një “luftë informative” për të mbledhur mbështetje për Ukrainën në Perëndim dhe gjetkë.
“Ai di të mishërojë frymën e kombit – jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si ai shfaqet, në sfondin e tij, ku flet”, tha një ekspert për BBC së fundmi.
/TV Malisheva