Ai u ka thënë deputetëve italianë se shteti i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe ka paralajmëruar se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, ka thënë ai.
Ai ka përsëritur thirrjet e bëra në adresimet para parlamenteve të shteteve tjera, që Rusia të sanksionohet më shumë, raporton rel.
Kryeministri italian, Mario Draghi, ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shohë Ukrainën në Bashkimin Evropian dhe se duhet ofruar ndihmë ushtarake për të, në mënyrë që të ndalen masakrat.
/TV Malisheva