Presidentja e Kosovës, njëherësh Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani-Sadriu, do të vizitojë sot Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh gjatë ditës.

Në orën 10:00, Osmani do të takohet me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Për aktivitetet e tjera të vizitës së Osmanit në FSK, do të lëshohet komunikatë për media pas vizitës.

/TV Malisheva

Share.