Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “mashtrim, prezantim i rrejshëm si person zyrtarë dhe falsifikim i dokumentit”.
Sipas Policisë, ai është prezantuar rrejshëm si person zyrtar, konkretisht si ministër.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se nga gjykata ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka pasur urdhër arrest për të. /TV Malisheva