Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.
Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./TV Malisheva