Policia në rajonin e Gjilanit ka vendosur që ta shtojë praninë e zyrtarëve policorë në shkolla dhe përreth ambienteve të tyre me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave.

Policia e ka emëruar këtë plan “Siguria në shkolla”.

“Me këtë rast është planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë përcaktuar masa për implementim të projekteve dhe fushatave vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

/TV Malisheva

Share.