Princi Harry ka folur haptazi në lidhje me marrëdhënien e tij me të babanë.
36 vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e “Armchair Expert” të Dax Shepard dhe u dha fansave një vështrim për raportin me të atin.
“Ai më trajtoi ashtu si u trajtua”, tha Duka i Sussex. Është përfolur prej kohësh se babai i tij Princi Charles ka disi një marrëdhënie të përafërt me prindërit e tij – Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin e ndjerë Filip – të cilët e përgatitën në mënyrë rigoroze që një ditë të ishte monark.
Marrëdhënia ishte aq e tensionuar sa që Harry tha se ai filloi të mendonte të linte mënyrën e jetesës mbretërore në ‘fillimin e të 20-ave’.
“Është një dhimbje dhe vuajtje gjenetike që kalon gjithsesi”, tha ai. “Kështu që ne si prindër duhet të bëjmë sa më shumë që të mundohemi të përpiqemi dhe të themi: Ti e di çfarë? Kjo më ndodhi mua, unë do të sigurohem që kjo të mos të ndodhë me ty”.
Harry ndan një djalë dy vjeçar me Markle, të cilët gjithashtu po presin një vajzë. Ata tani jetojnë në Kaliforni.
Princi tha se shpreson të ‘thyejë rregullat’ brenda familjes së tij pasi e kuptoi se prindërit e babait të tij ishin një reflektim i edukimit të tij.
“Dhe këtu jam, unë e zhvendosa gjithë familjen time në SH.B.A., ky nuk ishte plani, por nganjëherë ju keni marrë vendime dhe vendosni familjen tuaj në radhë të parë dhe vendosni shëndetin tuaj mendor në radhë të parë”, shtoi ai.